Qeveria e Malit të Zi ka lëshuar një njoftim lidhur me hyrjen e qytetarëve të vendeve tjera në territorin e saj.
Banorët e Kosovës, Shteteve të Bashkuara, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse posedojnë një test negativ sipas metodës PCR ose një rezultat pozitiv të antitrupave për coronavirusin e ri (IgG) përmes testit serologjik – Elisa.
Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me coronavirus.
Testet duhet të jenë të lëshuara nga një laborator i licencuar dhe nuk duhet të jenë më të vjetra se 72 orë.
Në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë, autoritetet malazeze kanë vendosur të zgjasin orarin e punës për bizneset e hotelerisë, nga ora 24:00 sa ka qenë deri më tash, deri në 01:00.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur në 3.930. Prej tyre 73 kanë vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.