Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, priti në takim deputetët turq nga grupi parlamentar 6+, për t’ua dorëzuar mostrën e testimit teorik për patentë shoferi në gjuhën turke.
Lekaj tha se tashmë është përmbushur kërkesa e tyre kushtetuese dhe ligjore që të gjithë kandidatët e komunitetit turk t’i nënshtrohen testit në gjuhën e tyre, shkruan Reporteri.net.
Për punën e bërë në realizimin e kësaj kërkese të nevojshme për komunitetin që përfaqësojnë, në emër të grupit parlamentar 6+ nga radhët e komunitetit turk, ministrin Lekaj e falënderoi deputetja Muferra Sinik, njëherit edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Të gjithë kandidatët që duan t’i nënshtrohen testit për patentë shoferë në gjuhën turke, paraprakisht duhet të parashtrojnë kërkesë pranë Njësisë së Patentë Shoferëve ku ata do të testohen. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.