×
  • Lajme
  • Lajme

    Teuta Rrusta kërkon distancimin e VV-së pas deklaratës së Donika Gashit: Kështu s’mund të ketë emancipim

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 17:08

    Teutë Rrusta, anëtare e Kryesisë dhe udhëheqëse e Departamentit të Terrenit në Partinë Socialdemokrate, i ka reaguar Donika Gashit nga VV-ja, e cila tha se gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi për t’u përkujdesur për fëmijët e tyre.


    Rrusta thotë se shumë si Donika Gashi janë të rekrutuar qëllimisht në Vetëvendosje, duke shtuar se brenda kuadrit patriarkal ishte deklaruar edhe Kurti kur fliste për dorën e nënës, shkruan Reporteri.net

    Edhe Rrusta kërkon distancim nga partia se vetëm gratë duhet të përkujdesen për fëmijët e tyre, sepse sipas saj kështu s’mund të ketë emancipim.

    “Kjo, dhe shume si kjo, jane rekrutuar qellimisht dhe bujshem ne VV sepse pjesa me e rendesishme e populizmit te Kurtit eshte ajo e politikave identitare.Ajo po na e tregon vendin: grate te shpia po thote Donika Gashi. Nderthurja e fese dhe tradites, ose vizioni erdoganist per gruan. Brenda kuadrit patriarkal ishte deklaruar edhe Kurti ne fushaten 2017, kur fliste per doren e nenes – perkujdesit.Oportunizmi elektoral eshte nder karakteristikat e populizmit. Identifikimi pa angazhim, pra pa marredhenie politike, eshte status quo. Stabilizimi i “vendeve”, ky eshte problemi. Keshtu, s’mund te kete emancipim!Kur nuk ka distancim nga partia, nuk kemi si e lexojme ndryshe pervec se si me siper”, ka shkruar Rrusta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!