Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur për situatën politike në vend dhe atë me pandeminë.
Thaçi ka falënderuar shërbyesit mjekësore për punën e tyre dhe menaxhimin e situatës me koronavirus.
Mirëpo, ai ka akuzuar partinë në pushtet, Vetëvendosjen për menaxhim jo profesional të karantinës në Qendrën e Studentëve, shkruan Reporteri.
Thaçi ka thënë se karantinimi në konvikte duhet të bëhet në mënyrë profesionale e të mos ketë qasje selektive politike.
“Karantinimi në konvikte duhet të bëhet në mënyrë profesionale e sidomos të mos ketë qasje selektive politike, dikush të karantinohet e dikush jo. Kështu ruajmë shëndetin dhe rrisim gjasat për rimëkëmbjen e ekonomisë”, u shpreh Thaçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.