×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: BE-ja ka mbyllur dyert për kosovarët, është koha që këto fyerje të ndalen

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 11:21

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë që edhe 20 vite pas intervenimit të NATO-s, drejtësia në Kosovë nuk është vënë.


    Thaçi në Konferencën Ndërkombëtare për Perspektivat Dhe Sfidat Për Ballkanin Perëndimor ka potencuar se Kosova është në rrezik për regres pasi ende pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur dhe ende nuk ka ndodhë anëtarësimi në OKB.

    “Jemi në një gjendje në një “status quo” që për mua paraqet rrezik për regres por edhe një mundësi të vazhdimit të konfilikit të ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk shihet në horizont ndonjë faktor që mund ta bind Rusinë ta heq veton në mënyrë që Kosova të fitojë njohjen globale”.

    Presidenti Thaçi ka thënë se BE-ja “ka mbyllur dyert” për Kosovën pasi ende nuk ka ndodhë liberalizimi i vizave.

    “Sot BE ka mbyllur dyert për Kosovë, ne kemi përmbyllur të gjitha kriteret, tash e tri vite kemi marrë rekomandimin për vizat për Kosovën po nuk kemi vendimmarrje”.

    “Është momenti i fundit që të ndalet diskriminimi është edhe një fyerje për qytetarët e Kosovës por para së gjithash paraqet një paragjykim për shtetin e Kosovës për qytetarët me mundësi për pasoja të mëvonshme. Sepse njerëzit kur vazhdojnë të qëndrojnë kështu të izoluar kërkojnë alternativa tjera”.

    Thaçi ka dhënë kritika për ndërkombëtarët të cilët punën që nuk kanë arritur ta bëjnë për 20 vite për drejtësinë në Kosovë, kërkojnë nga ne që ta bëjmë për 10 muaj.

    “Për 20 vite të tëra bashkësia ndërkombëtare ka pasur në duar të veta drejtësinë në Kosovë, 10 vite OKB dhe 10 vite EULEX dhe tash 20 vite ata që nuk e kanë bërë atë kërkojnë që institucionet e Kosovës për 10 muaj ta bëjnë, është e pamundur”.

    Takimin në Berlin, Thaçi e ka quajtur “zhgënjyes” pasi sipas tij nuk është arritur asnjë përafrim qëndrimesh.

    “Takimi ka qenë një zhgënjim i madh, nuk ka ndodh ndonjë përafrim dhe i vetmi suksesi i Kosovës ka qenë që me propozimin presidentit francez Macron të takohemi përsëri në Paris me presidentin serb Vuçiq”.

    “Ka qenë zhgënjyes takimi i Berlinit edhe fakti tjetër se nuk ka ndodhur një koordinim i plotë me SHBA-në”,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!