×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e Haradinaj harrojnë “armiqësinë”, pinë kafe bashkë

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 12:45

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, kanë lënë pas “armiqësinë” mes vete, konkretisht përplasjet që kishin për territorin.


    Ata po marrin pjesë në përurimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

    Pak para ceremonisë së përurimit të këtyre shtatoreve, presidenti Thaçi dhe kryeministri në detyrë Haradinaj, kanë pirë kafe së bashku në një nga kafiteritë e Drenasit, transmeton Telegrafi.

    Në një fotografi që ka siguruar Telegrafi, shihet se Thaçi dhe Haradinaj ishin nën shoqërimin e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe disa personave të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!