×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e Kurti, përplasje edhe për primat në dialog

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 8:23

    Presidenti Hashim Thaçi u është rikthyer polemikave në distancë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Shkas është bërë sërish dialogu me Serbinë, proces mbi të cilin presidenti synon ta ketë primatin dhe të jetë udhëheqës.


    Një ditë pasi Kurti publikoi letërkëmbimet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar Zyra e Presidencës. Përmes një njoftimi kjo zyrë ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë nuk është konsultuar me presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme, duke e akuzuar atë për shkelje të “hierarkisë kushtetuese”, shkruan KOHA.

    “Kryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Sipas Zyrës së Presidentit, “edhe lista e delegacionit të propozuar nga kryeministri i shkarkuar mbetet një dëshirë personale e tij dhe asgjë më shumë”.

    Edhe pse kryeministër në detyrë, Albin Kurti ka thënë se është i përkushtuar për zhvillimin e një procesi të vazhdueshëm dhe të pandërprerë të dialogut me Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!