×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e vlerëson rezultatin e shqiptarëve të Luginës në zgjedhje: Bashkimi dha rezultate

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 10:13

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur rezultatin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare serbe.


    Gjatë së dielës, në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, lokale e krahinore.

    Për herë të parë, partitë shqiptare dolën me një listë të përbashkët dhe falë kësaj, rezultatet tashmë janë shumë më të mira se që kanë qenë në të kaluarën.

    Shqiptarët e Luginës së Preshevës, tashmë do të kenë katër përfaqësues në Parlamentin e Serbisë.

    Pas këtij lajmi ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se bashkimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës e ka dhënë rezultatin e tij.

    Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë.

    Postimi i plotë i Thaçit, pa ndërhyrje:

    Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje.

    Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!