×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi flet me Ramën për kufijtë, gjatë ditës takon edhe Mogherinin

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 16:55

    Presidenti Hashim Thaçi ka takuar liderët e Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta, para fillimit të Samitit të Brdo-Brijunit.


    Thaçi ka bërë të ditur se mes tjerash me Ramën ka biseduar për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.

    “Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi është pritur sot edhe nga presidenti Ilir Meta, të cilin e ka falënderuar për organizimin e Samitit, i cili mbledhë të gjithë liderët e rajonit, për të diskutuar për të ardhmen evropiane dhe për të nxitur komunikimin për fqinjësi të mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimorë.

    Presidenti Thaçi ka theksuar se ky samit është një mundësi e radhës për të diskutuar për marrëdhëniet fqinjësore dhe integrimet euro-atlantike.

    “Pas Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duhet të shfrytëzojmë momentumin për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në rajon”, ka theksuar presidenti Thaçi.

    Presidenti Thaçi gjatë ditës pritet të takojë Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!