×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Grupi i Kurtit të japë përgjegjësi për rastin e Pacollit dhe shtytjen e studentit në vetëvrasje

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 11:37

    Presidenti Hashim Thaci thotë se grupi qeveritar në krye me kryeministrit Albin Kurti duhet të japë përgjegjësi “për shtytje në vetëvrasje” të studentit Agon Musliu, që po qëndronte në karantinë.


    Thaci ka thënë se Kurti duhet të japë përgjegjësi edhe për rrezikimin e jetës së deputetit Behgjet Pacolli.

    “Unë mendoj se Grupi i Kurtit, Svecles dhe Vitisë duhet të sqarojë cështjen e rrezikut të jetës që i kanosej zoti Pacollit gjatë fluturimit të tij në Prishtinë dhe pse ka devijuar zoti Pacolli në drejtim të Tiranës, sikur që ka përgjegjësi morale dhe ligjore të japin grupi i Kurtit, Vitia dhe gjithashtu Svecla për shtytjen në vetëvrasje të studentit nga konviktet në Prishtinë si dhe seleksionimin politik të njerëzve”, tha Thaci.

    “Ata duhet të përgjigjen sa më shpejt aq më mirë, në anën tjetër ju e dini se vendimet e Qeverisë janë shpallur antikushtetuese”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!