×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Krimi në Krushë të Madhe, ndër më të rëndat të kryera nga shteti i Serbisë

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 10:05

    Me rastin e 21 vjetorit të Masakrës së Krushës së Madhe, presidenti Hashim Thaçi, thotë se edhe pas dy dekadash autorët e krimit nuk u vunë para drejtësisë.


    Ai thotë se krimi në Krushë të Madhe hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Në Krushë të Madhe, para 21 viteve, për tri ditë me radhë, forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banorë të pafajshëm, duke shkaktuar plagë të pashërueshme deri më sot.

    Edhe pas dy dekadash autorët e krimeve, tokës së djegur, masakrave gjithandej Kosovës, gjenocidit dhe dëbimit masiv të popullatës shqiptare, nuk u vunë para drejtësisë, as vendore as ndërkombëtare.

    Krimi në Krushë të Madhe hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë. HTH

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3596317787105221?__xts__%5B0%5D=68.ARDKAgfHRlGFsF6F1gWJwvFi-2q3cR5Rd14NziTUc480I0gtLboH04sYraL8Am_CgT3B9voHV-U0IBvhnGibQl6Kxs9A4ZebgKLRnanu1D6iKO0ihahrg6L9s2nDGhwd6BeI9HkoJ6SGCoA2BPq0aqESdfs-3kJNhhLHHfjwX1kml5rJj5S508uBhAZW5uB8zDX7LAwSTjJlWyWxy7PE6Pnp51oJ2DQFKakw48rE_tUbIOY5Y5IO0-GYBiP8JT2oInzGvNgTKuJCfpLrKJtVRVf-Um6wvl_tmzdsuyCnAXWdlq-wUXkYIBh0NgrAo33erqmDxrR708rp5-i5_1hPjQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!