Presidenti Hashim Thaçi, sot do të marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ndërsa në mesditë do të ketë një panel të veçantë, ku do të flasë për angazhimin për arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.
Forumi i Paqes në Paris ka filluar mbrëmë me darkën solemne të shtruar nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.
Para kësaj darke, presidenti Thaçi ka pasur një takim bilateral me presidentin Macron, me të cilin ka biseduar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me Serbinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.