×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi nderon Hoxhë Avdyl Krasniqi me urdhërin “Hero i Kosovës”

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 11:48

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se urdhërin “Hero i Kosovës” sot e ka ndarë për njërin nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqit.


    “Hoxhë Avdyl Krasniqi i përket pjesës atdhetare të klerit tonë fetar dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të UÇK-së, ka shkruar Thaçi.

    Postimi i plotë:

    Urdhrin “Hero i Kosovës” (pas vdekjes) sot ia ndava njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqit. Hoxhë Avdyl Krasniqi i përket pjesës atdhetare të klerit tonë fetar, duke kryer njëkohësisht obligimet atdhetare dhe ato fetare në periudhën më të rëndë të historisë së Kosovës dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!