×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Në dekadën e dytë në Kosovë s’do të ketë vend për krim të organizuar

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 10:05

    Pas aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës ka reaguar Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ai përmes një postimi në Facebook ka shprehur keqardhje për policët e plagosur gjatë aksionit në veri, shkraun Reporteri.net


    Thaçi ka thënë se inistitucionet e rendit dhe ligjit kanë nevojë për përkrahje maksimale nga shoqëria.

    ‘Institucionet e rendit dhe ligjit kanë nevojë për besim dhe përkrahje maksimale të tërë shoqërisë në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës’, ka thënë Thaçi, shkruan Reporteri.net

    Ai tutje ka thënë që në dekadën e dytë në Kosovë s’do të ketë vend për krim të organizuar dhe ata që merren me aktivitete të kundërligjshme do të përfundojnë në burg.

    Thaçi për aksionin në veri të Mitrovicës ka deklaruar se është në të mirë të të gjithë qytetarëve si dhe fton komunitetin serbë ta ruaj qetësinë dhe ta përkrahin luftën kundër krimit të organizuar.

    ‘Operacioni i sotëm policor është në të mirë të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim dhe ftoj komunitetin serb në veri që ta ruajë qetësinë dhe ta përkrah luftën kundër krimit të organizuar’.

    Thaçi në fund ka thënë se forcimi i rendit dhe ligjit është jetik për barazinë e gjithë qytetarëve dhe përshpejton lëvizjen tonë drejt procesit të integrimeve euroatlantike. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!