×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Të ndalen presionet ndaj Kushtetueses, askush nuk ka të drejtë të uzurpojë zyret e Qeverisë

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 11:26

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur për vendimin me të cilin pas pak ditësh pritet të dalë Kushtetuesja lidhur me dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër.


    Thaçi ka thënë se Kushtetuesja duhet të punojë e pavarur, pa presione nga asnjë palë, shkruan Reporteri.

    “Presidenca ka dorëzuar në Kushtuese, argumentet për dekretin e Avdullah Hotit. Qenësore për demokracinë në Kosovë është që  Kushtetuesja të punojë e pavarur, pa presione nga cila do palë, qoftë politike, shoqëria civile, e as ndërkombëtarët. Askush nuk mund ta bllokojë vendin dhe institucionet. Për këtë arsye ftoj edhe një herë që të gjithë ti respektojnë demokracisë së vendit dhe respektimit të institucioneve të pavarura”, u shpreh Thaçi.

    Tutje ai tha se askush nuk do të mund ta destabilizojë shtetin dhe as institucionet demokratike. Sipas Thaçit askush nuk ka të drejtë të uzurpojë zyret e Kuvendit.

    “Askush nuk ka të drejtë të mbajë të uzurpuar asnjë zyre të Qeverisë”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!