×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në Prekaz: Adem Jashari dhe familja e tij, udhërrëfyes për të ardhmen e shtetit të Kosovës

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 13:54

    Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e nderimeve në Prekaz për 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka thënë se familja Jashari ka bërë diç që nuk ka bërë askush në botë.


    “Familja Jashari bën atë që kudo në botë nuk e kishin bërë, sakrificën më sublime për lirinë, pavarësinë e bashkimin kombëtar. Lufta heroike e komandantit legjendar dhe familjes Jashari është nderi dhe krenaria e kombit dhe në të njëjtën kohë udhërrëfyesi për të ardhmen, për shtetin e Kosovës, për kombin shqiptar, për të ardhmen tonë që të jemi pjesë e NATO-s e Bashkimit Evropian, që të jemi vend i zhvilluar dhe progresit”, tha Thaçi, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi në fund tha “zoti e bekoftë Familjen Jashari”, ndërsa falënderoi kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe të Drenasit, Ramiz Lladrovci që e shoqëruan në nderimin shtetërorë për sakrificën e familjes Jashari. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!