×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në SHBA: I premtohen investime amerikane në Kosovë

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 13:40

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,ka zhvilluar takime të shumta në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Ndër të tjera Thaçi është takuar edhe shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation (DFC), Adam Boehler, agjenci kjo e pavarur e Qeverisë Amerikane, që ofron financim për projekte zhvillimore.

    Me Boehler, Thaçi ka thënë se kanë diskutuar për mundësinë për të tërhequr investime të huaja në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Presidenti Thaçi ka konfirmuar se kjo agjenci është gjithmonë e gatshme për ta mbështetur zhvillimin ekonomik në Kosovë.

    “Në një takim me shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation (DFC), Adam Boehler, bisedova për potencialet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja. Kosova është shtet i ri me potenciale të mëdha, me fokus kah e ardhmja, kah zhvillimi ekonomik, kah investimet dhe kah prosperiteti për qytetarët tanë. International Development Finance Corporation është agjenci e pavarur e Qeverisë Amerikane, që ofron financim për projekte zhvillimore dhe është gjithmonë e gatshme për ta mbështetur zhvillimin ekonomik në Kosovë”, ka shkruar Thaçi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!