Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë drekë kanë marrë pjesë presidenti shqiptar, Ilir Meta, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai i Bosnjës Milorad Dodik si dhe liderë tjerë, pjesëmarrës në Samitin Brdo-Brijuni, transmeton Reporteri.net.
Gjatë ditës së sotshme, Thaçi kishte refuzuar të ia shtrijë dorën Dodikut, derisa dje kishte kritikuar presidentin Meta pse ai i kishte bërë ftesë Dodikut për të ardhur në Tiranë.
NDërkohë, sot pas takimit, presidenti Thaçi kishte pranuar se ka pasur mospajtime me presidentin Vuçiq, pasi ky i fundit kishte mohuar krimet serbe.
Ndryshe, edhe presidenti Meta u gjend në pozitë jo të lakmueshme më herët, pasi Vuçiq refuzoi të fotografohej me të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.