×
  • Lajme
  • Lajme

    Meta merr “shuplakë” në mes të Tiranës: Dje nderonte Dodikun, por miku i tij Vuçiq e refuzon për foto

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 13:36

    Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka marrë një “shuplakë diplomatike” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.


    Ndonëse Meta nderonte mjaft shumë mikun e Vuçiqit, Milorad Dodikun, kryetarin e Presidencës së Bosnjës, kjo gjë nuk ka mjaftuar që të marr respekt as si nikoqir nga i pari serb, shkruan Reporteri.net.

    Siç shihet në një video të publikuar nga mediat ndërkombëtare, Vuçiq përshëndetet me presidentët, por kur vjen momenti për fotografi ai largohet me shpejtësi.

    Të gjithë liderët e tjerë që po marrin pjesë në Samitin e Brdo-Brijunit, kanë qëndruar për të shkrepur fotografi me presidentin nikoqir.

    Sidoqoftë, Ilir Meta ka vazhduar të bëjë fotografi me liderë të tjerë, me të cilët zhvilloi edhe takime të tjera./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!