×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi përplaset ashpër me gazetarin nga Shqipëria: Vdekja e Rugovës nuk ka qenë fat për mua

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 21:47

    Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova ka përplasur Hashim Thaçin me gazetarin Çim Peka në Syri TV.


    Teksa presidenti tha se PDK-ja e tij ka qenë partia më fituese e pasluftës në Kosovë, moderatori i “Çim Peka LIVE” u shpreh se kjo ka ndodhur vetëm pas vdekjes së Rugovës.

    Peka: Jeni partia më fituese pas vdekjes së Ibrahim Rugovës.

    Thaçi: Unë nuk e shoh vdekjen e Rugovës siç e shihni ju.

    Peka: Kur keni fituar zgjedhje me Ibrahim Rugovën përballë?

    Thaçi: Më e rëndësishme në atë kohë ka qenë respektimi I rezultatit zgjedhor. Në 2001 PDK ka uhdëhequr qeverinë me Ibrahim Rugovën. Instalimi I praktikës së respektimit të njohjes së rezultatit zgjedhor. Kosova ka qenë shembull I këtij standarti perëndimor që vijon edhe sot.

    Thaçi: Keni një prefencë të vonuar për Rugovën

    Peka: E imja nuk është e vonuar, për ju po.

    Thaçi: Respektoj kontributin e presidentit Rugova. Unë kam qenë në luftë me Serbinë, jo me Rugovën. Dhe kjo është fitorja ime më e madhe se çdo zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!