Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku u bëmë bashkë udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë.
Ai thotë se perspektiva e vetme për një paqe të qëndrueshme në rajon është integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe Bashkim Evropian, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku u bëmë bashkë udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë.
Republika e Kosovës vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, e përkushtuar gjithnjë për të dhënë kontribut në sigurinë rajonale dhe globale.
Ne e dimë më së miri sa i rëndësishëm është të jetuarit në një mjedis të qetë dhe paqësor.
Ashtu siç e dimë, që perspektiva e vetme për një paqe të qëndrueshme në rajonin tonë është integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe Bashkim Evropian. HTH