Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit me ç’rast ka thënë se sot shteti i Kosovës dhe gjithë shteti shqiptar kujton me respekt, sakrificën sublime të familjes Jashari, Ditën e Flamurit kombëtar e gjithashtu edhe paraqitjen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Lufta në Prekaz, lufta e komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij, gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së, të gjitha atyre familjeve të dëshmorëve është bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, i identitetit dhe krenarisë të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej ka thënë se Prekazi është një burim frymëzimi për të gjithë.
“E ritheksoj çdo herë se Prekazi është një burim frymëzimi për të gjithë, edhe respekt për të kaluarën, por edhe realizimin e objektivave për të ardhmen që Kosova si shtet të jetë sa më pare pjesë e NATO-s dhe BE-së, që të jetë një shtet i progresit, i zhvillimit, i mirëqenies që çdo qytetar i Kosovës të ndihet mire dhe krenar për të jetuar”, ka deklaruar Thaçi. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/448788172449308/?__xts__%5B0%5D=68.ARBQsqulp4L4TyX10I5Oemm6epjGR2maePmVK1VjQUU1kXOvJgiSMfE-Uq4DL-3actbTouFpJelpZ5Su45G401k5j0GdOIkA4GmNOjVABhCURrd4zaJnF-f9CwR5V-j4my3J6i9wLwukMGWoVhRT4dbMffI69LSUAAbzkoibDa99btp9k9h2qateAyOA5WJzpHsfs5LXVKVvpqVnfsXsoC6WC21XfiXRBi7AO4HhWSf8-ruwvwlhKbyo94I-W2WBEaDvUXG2SS9M6csgFLhklBfm4rZIl0UuS_s00d_vMvWXjK3Dd0EVHmhPag3iJKCzBgi60DZjyRTN8UBCcDWZyMl5eRg6brkvtDs&__tn__=-R