Një person është therur me thikë në qytetin e Prizrenit, sot në orët e pasdites.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, i cili thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:39 minuta.
“Viktima i lindur ne vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thike ), nga një person ende i panjohur për policinë. Viktima, pas trajtimit mjekësor po intervistohet në stacionin policor në Prizren, ka deklaruar zëdhënësi Osmanollaj për Reporteri.net.
Ky rast ka ndodhur në lagjen ” Bajram Curri”, konkretisht në rrugën ” Nexhat Fanaj”, shumë afër vendit të incidentit fatal të para më shumë se një muaji ku kishte mbetur i vdekur një nxënës i shkollës së mjekësisë si pasojë e goditjes me thikë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.