×
  • Lajme
  • Lajme

    Theret me thikë një 24 vjeçar në Prizren

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 10:14

    Një 24 vjeçar është therur me thikë të mërkurën në qytetin e Prizrenit.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit.

    “Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur është therur me thikë. Rastin e ka paraqitur në polici në rreth orës 14:30 të së mërkurës. Ka raportuar se 5-6 persona të panjohur e kanë therur me thike. Është nga qyteti i Prizrenit, konkretisht lagjja ‘Janina’”, ka thënë Osmanollaj për Reporteri.net.

    Ai thotë se viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe gjendja e tij është stabile dhe se policia po zhvillon hetimet për identifikimin e personave të dyshuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!