×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detajet

    Therje me thikë në Prishtinë

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 19:12

    Prishtina nuk po gjen qetësi. Një tjetër rast i rëndë  ka ndodhur të hënën pasdite. 

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se një person është therur me thikë në rrugën “Lekë Dukagjini”.

    “Sot rreth orës  18 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.”, ka thënë Ahmeti.

    Sipas saj, viktima është dërguar për trajtim mjekësor,  ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

    Ndryshe, mbrëmë në Prishtinë një person u vra e pesë të tjerë u plagosën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!