Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në ora 16:30 ku do të vendosen për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e qeverisë.
Kryesia e re pritet të vendos që seanca për formimin e Qeverisë të mbahet nga ora 17:00, kjo me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Reporteri.net ka siguruar shkresë që kjo parti ka dërguar në adresë të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Seanca sipas propozimit të LVV-së do të mbahet prej prej orës 17:00.
Ndryshe, sot gjatë orëve të paradites është mbajtur seanca konstituive.
Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, ndërsa gjatë ditës Vjosa Osmani ia dorëzoi edhe pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës.
Pak kohë më pas, Konjufca nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër. /Reporteri.net/.