×
  • Lajme
  • Lajme

    Thyhet akulli: Mbrëmë në darkë pati takim Kosovë-Serbi

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 18:05

    Ndërsa dialogu Kosovë-Serbi në nivel të lartë, pra të presidentëve ka ngecur dhe nuk dihet nëse do të zhvillohet Samiti i paraparë i Parisit, Gjermania ka ndërmjetësuar të mërkurën mbrëma një takim në Berlin mes palës kosovare dhe serbe mes zyrtarëve nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë.


    Takimi i zhvilluar ka të bëjë me vazhdimin e bisedimeve të nivelit teknik.

    Udhëtimin në Gjermani dhe takimin me Gjuriq për Reporteri.net e ka konfirmuar ish – shefi i delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë Avni Arifi i cili aktualisht është ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    “I tërë takimi ka pasur të bëjë vetëm për të arritur te dialogu teknik ku ka mbet procesi, pra se si të vazhdojmë tutje”, ka deklaruar Arifi për Reporteri.net.

    Ai ka bërë me dije se delegacioni i Kosovës nuk ka pasur autorizime të flas rreth çështjes së taksës sikurse edhe për çështjet e nxehta politike siç është Asociacioni dhe temat tjera.
    “Për pjesën politike nuk kemi pas kompetenca me fol sigurisht as për taksën. Debati është bërë për atë që dialogu është bllokuar shtatë muaj para taksës më 15 mars 2018. Megjithë insistimin tonë drejtuar BE-së në maj ata nuk e kanë nuk e kanë vazhduar, sepse zyra e Mogherinit është shndërruar në zyrë të Serbisë” ka thënë Arifi për Reporteri.net.

    Sipas Arifit, në Berlin pala kosovare ka kërkuar para palës serbëve dhe ndërmjetësve gjermanë që të mos ketë kushtëzime të dialogut dhe që bisedimet të vazhdojnë në Samitin e Parisit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!