×
  • Lajme
  • Lajme

    Tolaj: Disa prona në procesin e privatizimit janë shitur nga 2 euro për ari

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 11:02

    Disa prona në procesin e privatizimit janë shitur nga 2 euro për ari, pronë shoqërore e privatizuar nga AKP-ja, ka thënë drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor për hetimin e procesit të privatizimit.


    Tolaj ka mohuar se është shitë ndonjë pronë 1 euro për ari ashtu siç është raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e procesit të privatizimit. Drejtori i AKP tha se shumica e pronave janë shitur me çmim më të lartë.

    Ai ka mohuar të jetë anëtar i ndonjë subjekti politik aktualisht, derisa pranoi që ka qenë në AAK deri në vitin 2018

    I pyetur nga deputeti Bekë Berisha se a janë paguar me rregull shpronësimet që janë bërë, Tolaj tha se kjo duhet të kërkohet nga Qeveria.

    “Sipërfaqja e shpronësuar bëhet nga Qeveria kryesisht për llogari të komunave ose të institucioneve publike. Sipërfaqja është shumë e madhe vendimi për shpronësimin shkon afërsisht 5 mijë hektarë. Nëse marrim shitjet e tokave bujqësore kanë qenë 10 mijë hektarë. Për cdo shpronësim Agjencisë i paguhen vetëm 20 për qind të vlerës dhe kjo shkon për punëtorët. Agjencioni është i pakënaqur me vlerat që janë paguar nga shpronësimet për shkak se presioni nga punetorët po bie tek ne dhe jo te Qeveria. Është e pamundur qe tu shpjegohet punëtorëve që kjo dueht të kërkohet te Qeveria”, tha ai.

    Ndërsa, deputeti i VV-së, Hajrulla Çeku, i ka adresuar disa pyetje. I pyetur se a ka pasur punësime politike pas emërimit të Tolajt në pozitë, ky i fundit thoë se “mund të ndodhë që ka pasur, unë nuk kujdesem për procedurat e rekrutimit”.

    Ai u pyet edhe për punësimin e Binak Vishajt, për të cilin tha se ishte punësuar pas ardhjes së tij në AKP dhe se i ka përmbushur të gjitha kriteret.

    “Po është punësuar. Ka qenë përfaqësuesi i AAK-së në KQZ, ka kualifikim profesional, i ka plotësuar te gjitha kriteret kur ka hyrë në konkurs”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!