Avokat Tomë Gashi, i njohur për qëndrimet e tij pro Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur kriminel e të kërkuar nga Interpoli gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Leban, i cili sipas tij është në listën e Interpolit me kërkesë të Serbisë.
Gashi ka thënë se atë po e kërkon shteti serb për të vuajtur dënimin me 6 vjet burgim.
Gashi ka thënë se Aktgjykimi nuk mbështetet në Kushtetutën e Kosovës, prandaj sipas tij nuk është as vendim legal e as legjitim.
“Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese me Gjyqtar kriminel te kerkuar nga Interpoli eshte i padrejt dhe i papranueshem.Aktgjykimi nuk mbeshtetet ne Kushtetuten e Kosoves andaj nuk eshte as vendim legal e as legjitim.A JEMI GATI PER PROTESTA!DUAM ZGJEDHJE!”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.