Partia Socialdemokrate përmes një njoftimi ka deklaruar sot se ish’kandidati për deputet i LVV’së, Albin Gashi e ka sulmuar ish‘deputetin dhe anëtarin e PSD’së, Frashër Krasniqin
Në njoftim nuk janë dhënë më shumë detaje, përveç se është kërkuar që me rastin të merren nga policia e Kosovës.
Express ka kontaktuar avokatin Tomë Gashi, që është prindi i Albin Gashit të LVV’së e avokat i Frashër Krasniqit.
I njëjti ka deklaruar se ka parë njoftimin, mirëpo, shton se nuk ka informacione.
Ai tha se Krasniqin e ka klient që më shumë se tri vite, e se nuk beson që ka ndodhur diçka e tillë.
“Nuk kam njohuri, Frashëri është klient i imi më shumë se tri vjet s’besoj që ka ndodhë. Frashëri ka mund me më thirrë nëse ka pas ndonjë incident”, ka thënë Gashi.
Ditë më parë avokati Gashi e ka pasur një incident pas një debati me Nol Nushin e PSD’së.
Djali i Tomë Gashit sulmon fizikisht ish-deputetin e PSD’së Frashër Krasniqi