×
  • Lajme
  • Lajme

    Trafikoi tri vajza të mitura, arrestohet burri nga Prishtina

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 11:17

    Policia ka arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se i njëjti ka trafikuar tri vajza të mitura.


    Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ku policia nga i dyshuari ka konfiskuar si provë materiale një telefon.

    Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të cekur ndaj tri të miturave femra K/Shqiptare. Ndërsa si provë materiale është konfiskuar një telefon”, thuhet në raportin e policisë.

    Ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!