×
  • Lajme
  • Lajme

    Trajkoviq e pakënaqur për arritjen e marrëveshjes: Me Vuçiqin në krye, Serbia u fundos diplomatikisht

    Reporteri
    27 Gusht 2022 | 19:20
    Këshilltarja Rada Trajkoviç

    Politikania serbe e Kosovës Rada Trajkoviç ka thënë se marrëveshja e fundit e arritur mes Kosovës e Serbisë e ka mbështetur këtë të fundit për muri.

    Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se Serbia pas 10 vitesh me Vuqiqin në krye, jo vetëm se është fundosur diplomatikisht, por që nuk do të jetë as pjesë e dialogut.

    “Mirë që kemi një marrëveshje që do të mundësojë lirinë e lëvizjes, por përmbajtja e saj – zyrtarizimi i reciprocitetit të plotë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – tregoi se pas 10 vitesh me Vuçiqin në krye, Serbia jo vetëm është fundosur diplomatikisht, por ajo më nuk është as pjesë e dhomës së dialogut”, ka shkruar Trajkoviq.

    Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve mes dy vendeve me njohje të plotë të dokumenteve. Këtë e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

    Serbia pranon dokumentet e Kosovës, hiqen pengesat për lëvizje të lirë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!