×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Tre burra rrahin gratë e tyre, e një tjetër sulmon familjarët — çfarë thotë raporti 24 orësh i policisë

    Reporteri
    08 Shtator 2024 | 9:42

    Në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje, shkruan Reporteri.net.

    Nga një rast është raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Deçan dhe Mitrovicë.

    Lidhur me këto raste, katër persona janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Prishtinë 04.09.2024, 17:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima/femër është sulmuar fizikisht i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Fushë Kosovë 07.09.2024, 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur bashkëshorten tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    . Deçan 07.09.2024, 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte tentuar të vet lëndohet me një mjet të mprehtë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    . Mitrovicë 07.09.2024, 19:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe me kërkesën e saj është kthyer te prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!