Policia e Kosovës ka kapur në flagrancë tre persona me armë ilegale gjatë kontrolleve rutinore në rrugën ‘Musli Musliu’ në Prishtinë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një njoftim për media, Policia njofton se dy të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa një prej tyre është shtetas i Shqipërisë. Ky i fundit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Një nga këto kontrolle është kryer mbrëmë në rrugën “Musli Musliu” në Prishtinë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.
Personat e dyshuar:
-D. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
-R. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-A. Z, mashkull, 33 vjeç,shtetas i Republikës së Shqipërisë, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga zyrtarët e stacionit Jugu në Prishtinë, ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për veprat “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.