Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e tretë (TM3) 2020, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.
Në njoftimin e ASK-së thuhet se në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.
Në tremujorin e tretë të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 15 mijë, ku krahasuar me TM3 të vitit 2019, numri i udhëtarëve është zvogëluar për 48.97%).
Ndërsa, transporti i mallrave me tren në TM3 2020 ishte rreth 16 mijë ton, ku krahasuar me TM3 2019 ka një rënie prej 86.12%).
Sa i përket numrit të fluturimeve, në TM3 2020 është 1 212 fluturime, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2019) ka një rënie prej 58%.
Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 275 mijë, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2019) ka një rënie prej 64.85%.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.