Ndër personat e infektuar nga koronavirusi në Pejë, janë edhe tri gra shtatzëna të cilat tashmë kanë rezultuar si të shëruara plotësisht
Siç bën të ditur Drejtori i Shëndetëisë në këtë komunë, Petrit Loci, i cili shton se gjendja e krijuar nga kjo pandemi në Pejë është stabile, meqë numri i të kuruarve nga virusi korona ka po shënon rritje, ndërsa ai i të infektuarve është ulur dukshëm.
“Momentalisht Peja karakterizohet nga një qetësi relative ku po bëhen disa ditë qe nuk kemi shënuar asnjë rast pozitiv me Covid-19. Respektimi i masava të parapara në Ikshp është i kënaqshëm, ndërsa kur kemi raste mosrespektimi policia menjëherë u përgjigjet thirrjeve tona për disiplinë”, ka thënë ai.
Loci ka dhënë edhe statastika në lidhje me numrin e të infektuarve që rasti i parë.
“Peja ka gjithsej 73 të infektuar, prej të cilëve 2 të vdekur më shume se gjysma të shëruar dhe pjesa tjetër aktive me Covid në gjendje të mirë pa shenja, duke u trajtuar në shtëpitë e tyre në izolim”.
“Kanë qenë 3 shtatzëna të prekura, ndërsa tani cilësohen të shëruara pas dy ritestimeve të bëra. Sot në Pejë janë bërë: 1 ritestim i parë dhe 3 ritestime të dyta”, ka thënë Loci.
Ndërkaq, numri i të shëruarve nga ky virus po shënon rritje në tërë Kosovën, ku nga 880 ratstet e konfirmuara deri më tani mbi 600 raste janë regjistruar si të shëruar.