×
  • Lajme
  • Lajme / Defekt në gypin e furnzimit

    Tri lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

    Reporteri
    13 Prill 2024 | 19:49
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Lagjet Mati 1, Taslixhe 1 dhe 2 në kryeqytet kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se deri te ndërprerja e furnizimit me ujë në këto lagje ka ardhur për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Liqeni i Badocit.

    Sipas njoftimit nga kjo kompani këto zona do të mbesin pa ujë deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike, pa bërë të ditur se kur mund të kthehet furnizimi me ujë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!