×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëshit të fundit, viktima gratë

    Reporteri
    05 Tetor 2024 | 9:06

    Tri raste të dhunës në familje ku viktima kanë qenë gratë, janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Policia e Kosovës.

    Në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.
    “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”.

    Në Pejë të premten është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

    Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    Ndërkaq në Leposaviq është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij.

    Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!