×
  • Lajme
  • Lajme

    Trump e cilëson si njeri të veçantë Grenellin, thotë se nëse rizgjidhet president s’do ta lë të largohet

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 18:29

    Presidenti amerikan, Donald Trump siç duket është i impresionuar me punën që ka bërë ambasadaori Richard Grenell, në dialogun Kosovë-Serbi.


    Ai e ka cilësuar si një njeri shumë të veçantë Grenellin, duke thënë se ka bërë një punë të shkëlqyer.

    Trump përmes një videoje tha se nëse rizgjidhet president, dëshiron që Richard Grenell të punojë sërish bashkë me të.

    “Dua ta falënderoj Richard Grenell, ai është një njeri shumë i veçantë. Grenell ka bërë një punë të shkëlqyer, nëse rizgjedhem president, e dua sërish në Washington nuk do ta lë të largohet. Unë dua që të falënderoj mikun tim Rick, sepse ai është një njeri shumë i veçantë. “, ka thënë Trump, shkruan Reporteri.net.

    Këtë video e ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram vet ambasadori Grenell.

     

    View this post on Instagram

     

    G.O.A.T @realdonaldtrump

    A post shared by richardgrenell (@richardgrenell) on

    Më 4 shtator, Kosova e Serbia nënshkruan një marrëveshje ekonomike, ku Trump ishte prezent, dhe përmes saj siguroi njohjen e Kosovës nga Izraeli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!