×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij

    Trupi i Faton Hajrizit ende nuk i është dorëzuar familjes, vëllau i tij Artani ka një njoftim të rëndësishëm

    Reporteri
    21 Korrik 2024 | 20:56

    Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit ka thënë se familjes ende nuk i është dorëzuar trupi i këtij të fundit.

    Për ceremoninë e varrimit dhe hapjen e të pamës, Artan Hajrzi ka thënë se do të bëjnë të ditur momentin kur të kenë pranuar trupin e pajetë të vëllait të tyre që u vra në Serbi.

    Postimi i plotë:

    NJOFTIM, nga familja e Mustafë Hajrizi! Familjar, miq, shokë, shoqëri e nderuar e Faton Hajrizit, dhe bashkëqytetar! Së pari ju falënderojmë nga zemra për interesimin tuaj të treguar gjatë këtyre ditëve për të shprehur ngushëllimet e juaja të sinqerta! Meqenëse nuk kemi informacione se kur do të na dorëzohet trupi i të ndjerit, (e pamja nuk do të mbahet deri në njoftimin e radhës, për këtë presim mirëkuptimin tuaj)! Ndërsa për ceromoninë e varrimit dhe te pamës do të ju njoftojmë me kohë. Me respekt familja Hajrizi! SHPËRNDAJENI për t’u njoftuar edhe të tjerët!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!