×
  • Lajme
  • Lajme

    Trupi i tij sillet në Kosovë: Sot varroset 23 vjeçari nga Mitrovica që vdiq në aksidentin e rëndë në Gjermani

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 9:29

    Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Florent Zhilivodës, 23-vjeçarit nga Mitrovica, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku, të dielën në Gjermani.


    Varrimi i tij do bëhet sot, nga ora 16:00, në varrezat e Shipolit.

    Mediat në Gjermani shkruajnë se 23-vjeçari humbi kontrollin e makinës së tij për arsye ende të panjohura dhe u përplas me barrierën qendrore.

    23-vjeçari u hodh nga vetura. Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ai vdiq në vendin e aksidentit.

    Në veturë me të ishte edhe një person tjetër, i cili pësoi një goditje të fortë, por shpëtoi pa lëndime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!