Kandidati për deputet i PSD-së, Fisnik Ismaili ka ironizuar me liderin e VV-së, Albin Kurti.
Ismaili, që nuk fitoi votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, përmes një postimi në Facebook ka thënë se shpreson që në Kuvend do të hyjë në një formë tjetër.
Ai “shpreson” se Kurti do t’i mbajë premtimet për arrestime të zyrtarëve të korruptuar, dhe se atij do t’i lirohet vendi për deputet.
“Tuj majtë ymyt që Bini ia nisë me i realizue premtimet me këta të Rambos ma s’pari, e me t’u rrasë unë n’Kuvend edhe qet mandate”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.