×
  • Lajme
  • Lajme

    Turi i vizitave tek prodhuesit vendorë, Kurti ‘i evidenton’ kush i ka rrogat 500 euro e kush 1200

    Reporteri
    14 Gusht 2022 | 22:26

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ditën e shtunë kanë nisur turin e vizitave tek prodhuesit vendorë.

    Vizitën e parë ata e bën në një kompani në Gjakovë e cila është edhe përfituese e subvencionimit të kredive investive.

    Kurti gjatë vizitës në këtë fabrikë tha se në këtë kompani punëtorët startojnë me pagë 500 euro, kurse për ata me pozita më të larta deri 1200 euro.

    Ai tha se me pakon e ringjalljes kjo fabrikë është ndihmuar me 360 mijë euro dhe shtoi se kjo e ka ndihmuar këtë fabrikë të rris prodhimin dhe punësimin dhe të eksportojë më shumë, shkruan Reporteri.net.

    Ai premtoi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë.

    Po dje Kurti vizitoi një fabrikë në Pozharan të Vitisë, e cila gjithashtu është përfituese e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, mbështetje me të cilën ka arritur të ngrisë kapacitetet në prodhimin e materialeve termo-izoluese, përkatësisht në prodhimin e stiroporit.

    “Duke iu falënderuar masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike është rritur për 25 numri i punëtorëve në këtë fabrikë, të cilës i urojmë edhe më shumë suksese në të ardhmen”, tha kryeministri Kurti.

    Ai tha se në këtë fabrikë punëtorët kanë paga 470 euro neto pa përfshirë kontributet pensionale që paguhen  nga pronari dhe shujta ushqimore që poashtu mbulohet nga pronari.

    “Jemi të lumtur që mbështetja qeveritare e shtetërore jep rezultate tek bizneset prodhuesve vendore dhe njëkohësisht e shton punësimin”, ka deklaruar Kurti.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!