Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu ka njoftuar në Twitter për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Çavusoglu thotë se diskutoi me Kurtin se si të përmirësohet bashkëpunimi dhe për kërcënimin që u kanoset nga organizata terroriste e FETO-s.
“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksova kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, shkroi kryediplomati turk.
#Kosova Başbakanı Kurti’yle işbirliğimizi geliştirme imkanlarını ele aldık. FETÖ mevcudiyetinin Kosova için oluşturduğu tehdidi vurguladık.
Discussed modalities to advance our cooperation w/PM @albinkurti of #Kosovo. Stressed the threat posed by terrorist organization FETO. 🇹🇷🇽🇰 pic.twitter.com/Teeclq3xpO
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) June 19, 2022
Takimi i Çavusoglut me Kurtin u mbajt në orën 11:50 në ndërtesën e Qeverisë, ndërsa Zyra e Kryeministrit deri tash nuk ka njoftuar ende për këtë.
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për rritje të numrit të fluturimeve mes dy shteteve