×
  • Lajme
  • Lajme

    U helmua në Deçan, një 13-vjeçare niset me urgjencë në Spitalin e Pejës

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 16:45

    Një 13-vjeçare nga Deçani është nisur me urgjencë në Spitalin e Pejës për trajtim.


    Kjo pasi e njëjta dyshohet se është në mesin e personave të helmuar në Deçan.

    Doktoresha në Klinikën e Pediatrisë, në Spitalin e Pejës, Myrvete Blakaj ka konfirmuar për Express, se gjendja e fëmijës është duke u përmirësuar.

    “Ka ardhur në gjendje më të rëndë pak më parë. Tani gjendja e saj është më e mirë. Është dehidratuar”, ka thënë ajo.

    Aktualisht në këtë Klinikë tretman mjekësor janë duke pranuar edhe pesë fëmijë të tjerë, të gjithë nga Deçani.

    “Për shkak të helmimit, të shtrirë në Klinikë, aktualisht duke u dehidratuar janë edhe pesë fëmijë të tjerë. Të gjithë janë nga Deçani”, ka thënë më tutje ajo.

    Ndërsa zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti ka konfirmuar për Express, se nga e shtuna 94 pacientë kanë kërkuar trajtim mjekësor në këtë spital.

    Aktualisht, sipas tij pesë persona janë të hospitalizuar.

    “Sipas raportit zyrtar, nga e shtuna në Spitalin e Pejës, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 94 pacientë që janë helmuar në Deçan. Aktualisht pesë raste i kemi të hospitalizuara. Gjendja e tyre është stabile”, ka thënë ai.

    Në ndërkohë nga e shtuna mbi 2000 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas helmimit në Deçan.

    Edhe pse fillimisht dyshohej se shkaktar i helmimit ishte uji, sipas rezultateve të IKSHPK-së, uji nuk ka qenë i kontaminuar.

    Teksa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar helmimin tek banorët e Deçanit.

    Për tu dal në ndihmë këtyre qytetarëve, sot gjatë ditës FSK-ja ka angazhuar edhe pesë njësi.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në një postim në “Facebook”, ai shkroi se këto njësi do të merren me detektimin e materieve të rrezikshme dhe në asistencë mjekësore.

    “Sot, bazuar në rrethanat dhe nevojat e Shtabit Emergjent kemi angazhuar 5 njësi të specializuara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhen ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!