×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca

    U kthyen për të mos i humbur mandatet, deputetët e Listës Serbe “avullohen” shpejt nga salla e Kuvendit

    Reporteri
    27 Qershor 2024 | 11:28

    Deputetët e Listës Serbe janë kthyer sot në Kuvendin e Kosovës, pas pesë muajsh mungesë.

    Seanca e sotme po mbahet në një sallë alternative. Por, ata nuk kanë qëndruar gjatë para se të largoheshin nga salla, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ata u larguan ndërkohë që fjalën e kishte deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj. Selmanaj e nisi fjalimin duke thënë se kjo sallë ku sot po mbahet seanca do të mbahet mend për dy raste, i pari për gazin lotsjellës dhe i dyti për tia vazhduar Listës Serbe mandatet që i rrezikonin t’i humbnin.

    “Në memoaret e historisë së parlamentarizmit tonë, kjo sallë do të mbahet mend dy herë për të mbajtë seancë plenare. Rasti i parë është për gazin lotsjellës dhe ai i dyti për me ia vazhdu Listës Serbe mandatet sepse rrezikonin të humbin ato, tha Selmanaj.

    Në këtë moment deputetët e Listës Serbe lëshuan sallën.

    Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit. /Reporteri.net/

    Lista Serbe rikthehet në Kuvend “veç për t’i ruajtur mandatet”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!