Është prangosur personi me inicialet G. K, i lindur në vitin 1990, që pasi ishte prezantuar rrejshëm si person zyrtar që punon në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i mori një personit 2650 euro duke i thënë se njihet me persona zyrtarë të drejtësisë në Prishtinë dhe në Prizren.
“Për një çështje penale kishte paguar të holla një personi të dyshuar në vlerë rreth 2650 euro, më vonë i njëjti e kishte kuptuar se ishte mashtruar dhe rastin e kishte paraqitur në policinë rajonale në Prizren”, njofton policia, shkruan Reporteri.net.
Pas marrjes së deklaratës të dyshimtit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë më aktvendim të prokurorit të Shtetit.
“Me rastin po merren hetimet rajonale të Policisë në Prizren. Policia Rajonale apelon te secili qytetar që të jetë i kujdesshëm dhe nëse janë dëshmitarë apo viktimave të mashtrimit të lajmërohen te organet e rendit”, përfundon policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.