×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua se Albin Kurti dëshmoi në Hagë me fjalët e Shkëlzen Gashit, Qeveria e mohon

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 15:31

    Gazeta serbe “Politika” në një shkrim të publikuar të martën ka shkruar rreth deklarimeve të bëra para pak ditësh nga Shkëlzen Gashi, i cili në cilësinë e këshilltarit të kryeministrit në detyrë dhe lideri të VV’së, Albin Kurtit, kishte thënë se individë të cilët kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vrarë civilë serbë të pafajshëm.


    Mediumi serb duke u thirrur në burime brenda Prishtinës, shkruan se deklarimet e Shkëlzen Gashit janë përsëritje e atyre se çfarë ka dëshmuar Albin Kurti para disa muajve në Gjykatën e Hagës.

    Pretendimet e gazetës serbe janë mohuar nga Qeveria.

    Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka e ka shpërndarë në Facebook një reagim të zyrës së kryeministrit, ku mohon se Kurti ka pranuar ftesë nga Specialja.

    “Jo, Kryeministri Kurti nuk ka pranuar asnjehere asnje ftese nga Gjykata Speciale, dhe ky lajm nuk qendron. Te njejtat pretendimet, duam te rikujtojme qe jane hedhur ne publik jave me pare ne disa studio televizive ne vendin tone, per te cilat pretendime tashme eshte dorezuar padi”, shkruhet në reagim që e ka postuar Manxhuka, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Shkelzen Gashi javë më parë u shkarkua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi akuzoi individë të UÇK-së për krime të kryera ndaj serbëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!