×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua se mori pjesë në seancë e infektuar me COVID-19, Adriana Matoshi publikon rezultatin e testit

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 15:28

    Sot është raportuar se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është e infektuar me COVID-19, e pavarësisht kësaj, ajo ka marrë pjesë në seancën për votimin e Presidentit, të premten dhe të shtunën.


    Por Matoshi i ka mohuar këto pretendime. Ajo ka deklaruar se është e ftohur, por në testin për COVID-19, ajo ka rezultuar negative.

    “Jo nuk është e vërtetë, ky lajm është duke qarkullu veç për me na bë dëm neve si parti politike. Është e vërtetë që unë jam e ftohur, e kam një koll, por kam rezultuar negativ”, ka deklaruar Matoshi.

    Matoshi ka deklaruar se për këtë e posedon edhe dokumentin i cili vërteton se ajo është negative. Madje për këtë ka thënë se duhet pyetur edhe ushtruesen e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën.

    “E kam dokumentin, për këtë mund të flisni me Mimoza Kusarin. Para Parlamentit, pasi veç është bërë shumë e madhe, keni me e pa edhe vetë se janë vetëm fjalë”, ka deklaruar Matoshi.

    Më pas e Matoshi ka publikuar rezultatin e testit në profilin e saj në Facebook, teksa ka thënë:

    “Është e turpshme dhe e paprecedant lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetsore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mund të më nënshtrojnë.

    Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshprohuni nga rezultati i testit tim”, shkruan Matoshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!