×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “U thashë a do të luftoni, nuk do të bëjmë tregti”, Trump përmend sërish Kosovën e Serbinë

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 7:34

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën dhe Serbinë.

    Trump thotë se ka ndalur luftën në rajon duke kërcënuar me ndaljen e tregtisë.

    “Kam arritur të zgjidh shumë prej këtyre situatave, si për shembull India dhe Pakistani, Kosova dhe Serbia. U thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të tregtojmë. Dhe duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme dhe po shkon drejt fundit”, ka thënë Trump.

    Trump gjatë këtij mandati disa herë ka përmendur atë që “ka ndalur luftën Kosovë-Serbi”.

    Ai ka përmendur Kosovën e Serbinë, edhe referuar marrëveshjes së Washingtonit të 4 shtatorit 2020.

    Që nga koha kur rimori postin e presidentit, Kosovën e Serbinë e sheh si sukses diplomatik në “parandalimin e një konflikte”, siç thotë ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!